Shumica e ndërmarrjeve publike të themeluara nga Kuvendi Komunal i Ulqinit këto ditë po marrin një strukturë të re menaxhuese.
Kështu, drejtor i ri në “Veprimtari Komunale” është Senad Kollari, ndërsa në Qendrën për kulturë do të jetë Cani Lazoja.
Ajet V. Zaga pritet që të martën të marrë postin drejtues në Ujësjellës dhe kanalizim.
Në të njëjtën kohë po kompletohet edhe administrata e re vendore. Kështu sekretar për urbanizëm u emërua Shkëlzen Sulejmani, ndërsa sekretare e re për veprimtari sociale Mirjeta Gjoni.