Shefi i Degës së MPB-së në Ulqin, juristi i diplomuari, Naser Resulbegoviq, do të jetë kryeadministratori i ri i Komunës së Ulqinit, mëson Portali Ul-info.
Ai është edhe kryetar i Këshillit komunal të Partisë socialdemokrate, anëtare e koalicionit “Për një fillim të ri”, ku bëjnë pjesë edhe URA, Partia Demokratike, Socialdemokratët dhe Alternativa Shqiptare.
Siç mësojmë, dy nënkryetarët e Komunës së Ulqinit do të jenë nga radhët e Partisë Demokratike dhe të Forcës.