Shefi i deritashëm i Shërbimit për punë të përbashkëta në Komunë të Ulqinit dhe funksionari i Forcës së re demokratike, Nazmir Sula, do të jetë menaxheri i ri i Komunës, mëson Portali Ul-info.
Sula më herët ishte drejtor në Ndërmarrjen publike “Për mbrojtjen dhe kultivimin e egërsirave – Ulqin”.
Pritet që në mbledhjen e ardhshme të Këshillit qendror të Forcës të caktohen edhe kuadrot për vendin e nënkryetarit të Komunës, sekretarit për veprimtari komunale dhe drejtorit të Organizatës turistike, vend i cili është bërë “mollë sherri”.
Është gati e sigurt që në vendin e drejtorit të Agjencisë për projektim dhe mbikëqyrje do të mbes Shpëtim Maraj.