Në ditët në vijim do të kompletohet pushteti i ri lokal në Ulqin, mëson Portali Ul-info.
Kështu, për shembull, menaxhere e përgjithshme e Komunës do të jetë Ivana Karagjinoviq, ndërsa funksionin e arkitektit kryesor të Qytetit do ta kryejë Muho Uruçi.
Arian Murati do të jetë Sekretar i Sekretariatit për Buxhet dhe Financa.
Të gjithë këta zyrtarë janë anëtarë të Lëvizjes Qytetare URA.