Pushteti i ri në Komunën e Ulqinit bëri riorganizimin e vetëqeverisjes lokale dhe emëroi drejtues në organet e reja.
Zeqarije Sulejmanoviq, një aktiviste e njohur në sektorin joqeveritar, do të drejtojë Sekretariatin për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji.
Shefi i Zyrës Komunale për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte, Artan Çobaj, në të ardhmen do të menaxhojë Sekretariatin për Kulturë, Sport dhe Rini.