Zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Bernard Çobaj, së shpejti do të emërohet i ngarkuar me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Prishtinë, mëson Portali Ul-info.
Mali i Zi dhe Republika e Kosovës kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në vitin 2010.
Çobaj punoi për vite me rradhë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë.