Shefi i Klubit të këshilltarëve të Forcës së re demokratike në Parlamentin lokal Arijan Murati do të jetë nënkryetari i ri i Komunës së Ulqinit, mëson Portali Ul-info.
Mbetet që Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” të caktojë përfaqësuesin e vet sepse në marrëveshjen e koalicionit për formimin e pushtetit është parashikuar që të jenë katër nënkryetarë.
Përndryshe, gati është e sigurt që funksioni i drejtorit të Organizatës turistike do t’i takojë kryetarit të deritashëm të Kuvendit komunal Fuad Haxhibetit.