Drejtori i ri i Fondit të punës në Mal të Zi do të jetë Zhelko Rolloviq, kjo është marrëveshja të cilën e arriti “treshja opozitare” DEMOS, SDP dhe URA.
Rolloviq është anëtarë i DEMOS-it të Miodrag Llekiqit.
Ai më herët ishte drejtor i Ndërmarrjes Hoteleriko-turistike “Riviera e Ulqinit” dhe drejtor i filialeve të “Jugobankës” dhe “Atlas bankës” në Ulqin.
Vitet e fundit merret me biznes privat.