Disa vendbanime ilire kishin emra me prejardhje nga bota e kafshëve. Kjo tregon besimin që kafsha, emrin e së cilës e kishte qyteti, ishte parardhës mitik dhe mbrojtës.
Ky rast, siç cekën disa shkencëtarë të theksuar, vlen edhe për Ulqinin. Ilirologu i njohur Anton Mayer ka shkruar që emri Ulcinium rrjedh nga baza indoeuropiane ulkas-ujk.
Edhe linguisti kroat Peter Skok lidh emrin e Ulqinit me fjalën ilire, gjegësisht shqiptare ulk, ujk.