Duket se është praktika që ajo që është problematike në nivelin e Malit të Zi, të bëhet edhe më problematike në nivel lokal, madje edhe kur ka progres në nivel kombëtar, ai progres nuk ndiqet nga niveli lokal. Barazia gjinore është një nga konceptet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut që proklamohet, promovohet, inkurajohet dhe përkrahet gjerësisht, por ka ende mangësi të mëdha për shkak të organizimit dhe ndërgjegjësimit shoqëror patriarkal. Nëse përfshirja e grave në procesin e vendimmarrjes merret si masë e shkallës së demokracisë, atëherë Mali i Zi është ndër vendet ku demokracia vetëm po fluturon në ajër.
Komuna e Ulqinit, si zakonisht, ndjek trendin e shembujve negativë të aplikimit të politikave gjinore nga niveli i Malit të Zi. Edhe pse teza se gratë janë më pak të prirura ndaj konflikteve, korrupsionit dhe skemave e komploteve të ndryshme kriminale është mjaft e pranueshme (natyrisht që ka edhe raste diametralisht të kundërta, veçanërisht në/nga komuna e Ulqinit), përfshirja e tyre në procesin e vendimmarrjes pranohet vetëm si domosdoshmëri për të plotësuar nevojat e Brukselit, pra kërkesat e organizatave ndërkombëtare, të cilat rrjedhin nga detyrimet e marra nga Mali i Zi me nënshkrimin e dokumenteve ndërkombëtare, si dhe nga kuadri ligjor i Malit të Zi. Siç është rasti me zbatimin e parimit të dygjuhësisë në administratën publike në komunën e Ulqinit (përdorimi i gjuhës shqipe), qasjes proaktive për transparencen e administratës, përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes, decentralizimin dhe fusha të tjera të lidhura me to, edhe fusha e barazisë gjinore është një nga temat që është në gjendje më të keqe se sa në nivel kombëtar.
Ulqini ende ëndërron që një grua të emërohet, apo më mirë thuhet të zgjidhet në krye të komunës apo Kuvendit të Komunës së Ulqinit (termi “emëruar” sërish tregon formalitetin dhe rastësinë e zgjidhjes). Ky opsion nuk u konsiderua asnjëherë pas asnji cikli të zgjedhjeve. Është progres që posti e nënkryetares së Kuvendit Komunal pas zgjedhjeve të fundit i ka takuar një gruaje, ndërsa ka edhe shembuj ku postin e nënkryetares së komunës së Ulqinit e kanë mbuluar grutë. Gratë janë emëruar në postin e Sekretarit në disa raste, por pa fuqi reale vendimmarrëse. Këshillëtaret e parlamentit lokal, nga ana tjetër, ndonjëherë marrin fjalën me turp, por shumë rrallë shprehin mendimin e tyre të pavarur. Natyrisht që ka gjithmonë një përjashtim në sistemin egistues dhe komuna e Ulqinit ka pasur një person në politikë që nuk “lëvizi nga vendi as më të fortit” dhe e cili vazhdimisht ka promovuar parimet dhe konceptin e barazisë gjinore, kështu që mund të thuhet se ajo e inicioi atë proces në nivelin lokal. Duket se edhe barazia gjinore u pensionua me tërheqjen e saj. Këshilltarët, figurat politike, gratë nga sektori civil dhe gratë nga sferat e tjera të jetës shoqërore duket se nuk janë mjaftueshëm të interesuara për këtë temë, edhe pse marrin pjesë rregullisht në trajnime dhe panele.
Para pak kohësh është formuar Klubi i Grave Këshilltare të parlamentit lokal të Komunes së Ulqinit, i cili duket i mrekullueshëm në letër dhe premton të ngrihet në mbrojtje të barazisë gjinore në shoqëri dhe në politikë. Fatkeqësisht, disa këshillëtare nuk gjetën forcën për t’iu bashkuar kësaj ideje dhe për t’u ngritur mbi udhëzimet partiake për shkak të bojkotit të parlamentit vendor, megjithëse ka mënyra të ndryshme për të kontribuar (jo)formalisht për qëllimin e përbashkët të Klubit të Grave. Përsëri, le të kthehemi te Klubi i Grave. Ka një valë të dukshme që nxiti formimin e klubeve të grave këshilltareve në komunat e Malit të Zi dhe ky është një lajm shumë pozitiv, me shpresën se kjo ide do të mbijetojë edhe në të ardhmen. Megjithatë, pyetja për Klubin e Grave Këshilltare nga Ulqini do të ishte se si është e mundur që të mos ketë reagim ndaj zbatimit të Planit Lokal të Veprimit për arritjen e barazisë gjinore, i cili tradicionalisht asnjëherë nuk zbatohet në masën e dëshiruar. A ka mundësi që nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim edhe për (mos)ekzistimin e statistikave gjinore në institucione, ndërmarrje dhe kompani publike, apo po e bëjnë në fshehtësi, për të mos prishur idilin social-politik. Është e dukshme edhe mungesa e bashkëpunimit mes grave nga Forumi i Grave të partive politike që veprojnë në komunen e Ulqinit, si edhe mungesa e bashkëpinimit me gratë nga sektori civil. Koncepti i politikave të bazuara në gjini duket të jetë një „kafhsatë“ e madhe për të gjithë këshilltarët lokalë, ndërsa buxhetimi gjinor është një nocion i paimagjinueshem për kushtet lokale në Ulqin. Dorën në zemër, shumë herë është paralajmëruar mbështetja për sipërmarrjen e grave dhe janë theksuar me kaq pompozitet ato pak mijëra euro që do të shpërndahen, por gjithçka duket se është më parësore, përveç asaj që ka të bëjë me barazinë gjinore dhe forcimin e pozitës së gruas. Natyrisht, çështja e barazisë gjinore nuk është një çështje me të cilën duhet të merren vetëm gratë, përkundrazi, kësaj teme duhet t’i japin nxitje kolegët, kolegët partiakë dhe këshilltarët. Është evidente se target grupet e meshkujve në nivel lokal janë krejtësisht të painteresuar dhe siç thuhet në atë fabulën e famshme vendase “mezi kryjnmë gjërat për veten e jo për të tjerët”.
Forcimi i pozitës së gruas në jetën politike, ekonomike, sociale dhe kulturore është tashmë një parakusht për zhvillimin shoqëror. Ekziston Këshilli për Barazi Gjinore i Komunës së Ulqinit, i cili as një vit pas formimit të tij nuk është takuar, kurse mekanizmi komunal për trajtimin e këtyre çështjeje nuk ekziston. Komuna nuk posedon informacione lidhur me nivelin e zbatimit të Planit Lokal të Veprimit për arritjen e barazisë gjinore dhe do të jetë magji e vërtetë që të hartohet plani i radhës bazuar në situatën “(mos)ekzistuese” dhe analizën e performancës.
Administrata lokale dhe partitë që operojnë në nivel lokal janë padyshim të kënaqura me formën dhe jo me thelbin për sa i përket barazisë gjinore dhe mjafton që t’i caktojnë një funksion “më të madh” grave. Sigurisht, edhe kjo është diçka dhe duhet nisur nga diçka. Progresi është i dukshëm sepse gratë janë zgjedhur në krye të disa institucioneve publike. Megjithatë, procesi nuk duhet të përfundojë me kaq. Një përgjegjësi e madhe qëndron pikërisht tek ata drejtuese, sepse ata duhet të inkurajojnë vajzat ereja me shembullin e tyre dhe të tregojnë se qëllimi është t’u jepet mundësia e barabartë grave.
Vetëdija e qytetarëve për këtë çështje është në nivel të ulët në komunën e Ulqinit, edhe pse modernizimi dhe edukimi japin një kontribut të madh në ndryshimin e stagnimit në këtë fushë. Barazi gjinore nuk do të thotë ndarje e detyrave fizike, nuk do të thotë të japësh një pozicion “për hir të rendit”, as nuk do të thotë të ndihmosh sepse është grua. Do të thotë thjesht mundësi të barabarta, akses të barabartë dhe trajtim të barabartë. Logjika e shtrembëruar e ekzistencës është se gruas i besohet gjithmonë familja, e cila duhet të jetë e shenjtë (është shqetësuese që disa ende mendojnë se vetëm kjo është puna dhe roli i gruas), por nuk duam t’i besojnë menaxhimin e shoqërisë dhe pushteti vendor grave.
Nuk mendoj se duhet të presim të shohim aplikimin e diskriminit ndaj grave, vajzave dhe nënave tona për të reaguar ndaj tij. Mendoj se është ie nevojshëm krijimi i mundësive të barabarta dhe vendosja e një sistemi bazuar në “meritokraci dhe kompetenc[”, i cili do të hapë dyert për zbatimin e parimit të barazisë gjinore. A është Ulqini i gatshëm të aplikojë ndaj bashkëqytetarëve (grave) të tij parimin „mendje hapur“ që e ka ndaj botës së jashtme? A po bëjmë të gjithë mjaftueshëm për të kontribuar në këtë fushë? Apo do të vazhdojmë ende të ëndërrojmë për një shoqëri të barabartë dhe demokraci…
Ky shkrim u krijua në kuadër të projektit “Qytetarisht dhe vullnetarisht – politika gjinore aktive për Ulqinin!”, që zbatohet nga Instituti Punta, i cili u mbështet në kuadër të programit “OJQ-të në Mal të Zi – nga shërbimet bazë deri te formësimi i politikave – M’BASE” i zbatuar nga Qendra për Edukim Qytetar (CGO), Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve (CZIP) dhe rrjeti Politikon. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.
Përmbajtja e këtij shkrimi është përgjegjësi vetëm e OJQ Instituti Punta dhe nuk pasqyron detyrimisht qëndrimet dhe pikëpamjet e CGO-së, Bashkimit Evropian ose Ministrisë së Administratës Publike.