Më pak se nëntë për qind në nivel shteti, apo gjithsej tetë padi për korrupsion kanë mbërritur nga Ulqini prej fillimit të këtij viti në Entit për iniciativën antikorruptive të Malit të Zi.
Por, kjo është shumë më shumë se vitin e kaluar, nëse dihet që gjatë vitit 2013 nga kjo komunë në këtë institucion janë dërguar vetëm dy padi.
Sipas njoftimit nga ky Ent, më së shumti padi kishin të bëjnë me organet e administratës shtetërore, sektorin privat, gjyqësorin, organet e vetëqeverisjes lokale dhe fushën e arsimit.