Duke u bazuar në shpalljet e punëdhënësve të cilët iu dorëzuan Entit për punësim të Malit të Zi, në Ulqin janë para përfundimit përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik, shkruan “Dan”.
Thuhet që përmes këtij institucioni në Ulqin ofrohen 268 vende pune.
Bëhet fjalë kryesisht për kuzhinierë, kamerierë dhe pastruese të dhomave, gjegjësisht për punëtori sezonale.
Më së shumti vende pune shpalli Ndërmarrja hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit”.