Në mbledhjen e sotme të Bordit Drejtues të Entit për Punësim të Malit të Zi, drejtor i këtij institucioni është emëruar Gzim Hajdinaga.
Ai pak më herët ka qenë drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit, si dhe ministër për të drejtat e njeriut dhe pakicave dhe kryetar i Komunës së Ulqinit.
Hajdinaga është zëvendëskryetari i Partisë Demokratike, lider i së cilës është Fatmir Gjeka.