Enti për shkollim i përgjigjet Forcës: PROGRAMET I PUNUAN SHQIPTARËT

Libra, KnjigeNë qëndrimin e partisë politike Forca që Shqiptarëve i janë imponuar programet arsimore, Radoje Novoviq nga Enti për shkollim i Malit të Zi, për Portal Analitika tha që programet arsimore dhe librat i kanë bërë kryesisht përfaqësuesit e komunitetit nacional shqiptar në Mal të Zi.

“Këto programe dhe libra i kanë bërë përfaqësuesit e komunitetit nacional shqiptar. Enti për shkollim nuk ka ndërhyrë aty. Librat janë kompetencë e një institucioni tjetër, por ajo për çfarë jam i sigurt është që kur bëhet fjalë për programe arsimore, aty i kanë bërë vetëm Shqiptarët”, shpjegon Radoje Novoviq nga Departamenti për hulumtim dhe zhvillim të sistemit arsimor të Entit.

Bashkëbiseduesi i kësaj medie ka thënë që verës morri pjesë në konferencën në Ulqin e cila kishte të bëj me pozitën e gjuhës shqipe në sistemin arsimor malazez, si dhe që me këtë rast ka shpjeguar si sistemi arsimor nuk është i mbyllur dhe atëherë ka treguar për mundësin e ndryshimit të programit.

“Mendojë që përfaqësuesit e Forcës nuk kanë të drejtë dhe që kanë shumë mundësi në dispozicion. Kjo sipas mendimit tim është një lloj presionit politik i paarsyeshëm”, mendon përfaqësuesi i Entit dhe shton edhe njëherë se të gjithë kanë të drejtë që nëpërmjet pjesës së hapur të kurikulumit, mësimin e zgjedhur dhe fakultativ, dhjetë ditë që shkolla ka në dispozicion, të promovojnë kulturën, zakonet, gjuhën”, përfundojë Novoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi