EPCG dhe CEDIS: INFORMATA PËR FESTAT E NJË MAJIT

Rryma elektrike, StrujaPikat paguese të Elektroekonimisë së Malit të Zi, gjatë festave, nuk do të punojnë të marten dhe të mërkurën me 1 dhe 2 Maj.

Call qendra nuk do të punojë të hënën, me 30 Prill, por për konsumatorët tërë kohën do jetë në dispozicion automati folës i Call qendrës, në numrin falas 19100.

Nga CEDIS-i thane se janë siguruar kushtet e nevojshme për funksionimin stabil të sistemit elektroenergjetik.

Në ditët e festave nuk janë paraparë ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike, ndërsa në rast të rrethanave të jashtëzakonshme do të angazhohen skuadrat shtesë.

Ndërprerjet eventuale të furnizimit dhe prishjet në rrjetin shpërndarës, gjatë festave, qytetarët e Ulqinit mund ti lajmërojnë në numrin kujdestar: 030 – 412 – 112.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi