Në prani të kushërinjve, komshinjve dhe miqve të shumtë sot në varrezat poshtë Kalasë është varrosur mësuesja në pension Stana Bozhoviq.
Kjo grua fisnike të martën mbrëma u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Meteriz, me shenja të dukshme të torturës.
Inspektorit e policisë nga Ulqini, me përkrahjen e kolegëve nga qytetet tjera, ditë-natë punojnë në gjetjen e aktorëve të këtij krimi.
Jozyrtarisht mësohet se hetimi përparon mirë dhe së shpejti mund të priten rezultatet konkrete.