Këto ditë të cilët po simbolizohen nga koronavirusi ndërmarrjet dhe institucionet nga Ulqini kanë shumë punë.
Dje punëtorët e Ndërmarrjes Komunale, me përkrahjen e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe Policisë Komunale kanë kryer larjen e rrugëve kryesore të qytetit, si dhe të Qendrës së Shtojit dhe të Katërkollës, ndërsa sot po rregullojnë hapësirat e gjelbra.
Po ashtu, u paralajmërua se do të bëhet dezinfektimi i hyrjeve të ndërtesave, si dhe do të ndërmerren një sërë masash tjera në pajtim me rekomandimet e Skuadrës së Komunës për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Meteorologët njoftuan se filloi pranverën, ndërsa nga e hëna pritet rënia e konsiderueshme e temperaturës së ajrit.