Situata në Adë të Bunës është alarmante, sepse erozioni po avancon, njoftohet nga Ndërmarrja Hoteleriko – Turistike “Riviera e Ulqinit”.
Siç tha për agjencinë Mediabiru drejtori i kësaj kompani Bojan Gjakonoviq, pritet që situata të përkeqësohet me prishjen e motit, përkatësisht me forcimin e erërave jugore.
Prandaj planifikohet marrja e masave urgjente, ndër të cilat është formimi i dinave artificiale dhe ndërtimi i pendës nga druri.
Gjakonoviq theksoi që sipas studimit të Ministrisë së Ekologjisë, u zhduk dhjetë për qind e tërë ishullit.