Dje në Podgoricë është mbajtur seanca përgatitëse gjyqësore sipas padisë së Eurofondit kundër shtetit të Malit të Zi me të cilën kërkojnë që të ju pranohet e drejta pronësore e Kripores. Pronarët e kompanisë pohojnë që me blerjen në bursë kanë paguar çmimin e tregut, dhe duan që e drejta e shfrytëzimit të kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin të kthehet në të drejtë pronësore.
Zëvëndës mbrojtësja e interesave pronësoro – juridike të Malit të Zi Jellena Drashkoviq – Vojvodiq gjatë përgjigjes është bazuar në konventat ndërkombëtare në të cilat Kriporja trajtohet si hapësirë e mbrojtur.
Gjykimi për këtë çështje vazhdon në fillim të majit.