Përfaqësuesit e “Eurofondit” deklaruan në Konferencën e djeshme Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kripores se do të dorëzojnë padinë kundër Komunës së Ulqinit kur të miratohet vendimi për mbrojtjen e kësaj hapësire.
Fondi i Mbyllur Investues “Eurofond” e menaxhon Kriporen prej vitit 2005.
Kundër këtyre qëndrimeve ashpër reagoi nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni. “Nuk do të flisja kështu sikur të isha prej atyre të cilët e shkatërruan Kriporen dhe e ulën këmbëkryq mjerimin në atë vend”, tha ajo.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq shtoi se Kuvendi i Komunës së shpejti në mbledhjen e veçantë do të miratojë vendimin për shpalljen e Kripores Park të Natyrës.