Europa paralajmëron Qeverinë: MBRONI KRIPOREN, I PËRCJELLIM TË GJITHA!

Dods DjukanovicAnëtaret e Parlamentit evropian Analiz Dods dhe Teri Rajntke janë të brengosura për privatizimin e mundshëm të Kripores së Ulqinit e cila, siç thanë në letrën dërguar kryeministrit Millo Gjukanoviq dhe ministrit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq, mund të ketë ndikim negativ në mbrojtjen e Kripores si “përmendore të natyrës”.

Ato iu drejtuan Qeverisë para Konferencës së dytë për mbrojtjen e Kripores e cila do të mbahet me 7 dhe 8 prill dhe theksuan vonesën e konsiderueshme në implementimin e disa përfundimeve nga Konferenca e parë.

Ato në veçanti theksuan këto përfundime nga Konferenca e parë ndërkombëtare për mbrojtjen e Kripores në Ulqin: të shpallet kjo zonë si habitat Emerald, të nominohet për listën Ramsar dhe si lokalitet i mundshëm i rrjetit Natura 2000.

“Parlamenti evropian do të vazhdojë të përcjellë me kujdes zhvillimin e ngjarjeve në këtë fushë”, përfundohet në letrën e dërguar kryeministrit dhe ministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Silver Korda: ENVERI PEKU – JETA TIJË MANEKENE

Bashkëvendasi jonë, Ulqinaku, Enver PEKU, kah viti 1970 emigroj në Zvicër, në Cyrih, ku sikurse edhe shumica Ulqinakve punoj vitet e para në gastronomie, hotelieri, e njëkohësisht angazhohet dhe aftësohet për  modelim. Vitin 1978 u