“Kur kryeministri i një shteti evropian, i cili pretendon të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, deputetin opozitar e ofendon dhe diskrediton reputacionin e tij , kjo nuk është vetëm e papranueshme në kuadër të mirësjelljes së përgjithshme politike dhe rregullave të komunikimit, por edhe më shumë se aq, kjo qasje sigurisht nuk kontribuon në forcimin e parlamentarizmit, demokracisë, dhe zhvillimit të shtetit dhe rrugës së tij në BE. Përkundrazi, në këtë mënyrë promovohet anashkalimi i kulturës politike në mënyrë të padenjë për vendin siç është Mali i Zi. Unë nga ana ime do të theksoj këtë rast në kuadër të rezolutës së Parlamentit evropian për Mal të Zi”, deklaroi anëtarja e Parlamentit evropian Ulrike Lunaçek për rastin e incidentit në Orën kryeministrore në Kuvendin e Malit të Zi.
Ajo tha që sulmi verbal është drejtuar anëtarit më të ri të parlamentit evropian i cili njëkohësisht është dhe pjesëtar i pakicës shqiptare në Mal të Zi, i cili në diskutimin e vet në asnjë mënyrë nuk ka përdorur shprehje të cilat mund të provokonin reagimin e ati lloji të kryetarit të qeverisë.
“Kryeministri Gjukanoviq me këtë ka tentuar që në mënyrë të paarsyeshme të diskreditoi deputetin Abazoviq dhe Malin e Zi Pozitiv. Nëse për asgjë tjetër atëherë për arsye të ruajtjes së klimës konstruktive politike në Mal të Zi shumë do të gëzohesha nëse kryetari i Qeverisë për sjellje të vet do ti kërkonte falje deputetit dhe partisë nga e cila vjen”, shtoi Lunaçek, e cila është raportuesja e Parlamentit evropian për Kosovën.