Fakulteti: JANË LAJMËRUAR MJAFTUESHËM KANDIDAT PËR HAPJEN E STUDIMEVE

FMS-ULCINJ-TABLA-SA-STRANE-page-001 (1)Më nuk ka asnjë dyshim që vitin e ardhshëm shkollor në Ulqin do të hapet paralelja e Fakultetit për studime afariste mesdhetare (FSAM).

Nga Administrata e fakultetit për Portalin Ul-info është njoftuar që deri tani janë lajmëruar numër i mjaftueshëm i nxënësve që përfunduan shkollën e mesme për të filluar mësimin në vitin e parë të fakultetit.

Regjistrimi në nivel vjetor në FSAM është 1500 euro, ku në momentin e regjistrimit paguhen 20 për qind e shumës së përmendur, ndërsa pjesa e mbetur në 10 këste mujore me nga 120 euro.

Përkrahje të fuqishme në hapjen dhe punën e FSAM e dhanë administrata lokale dhe kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, ndërsa institucioni i parë i arsimit të lartë në këtë qytet për fillim do të punojë në ndërtesën e Qendrës për kulturë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi