Këto ditë përfunduan zgjedhjet për përfaqësuesit e studentëve në Fakultetin Mjekësor në Podgoricë.
Votimet treguan se në këtë funksion u zgjodh Rajmond Gjonaj nga Ulqini me 265 vota të fituara, apo 19 më shumë se kolegia e tij, kundërkandidatja Nina Nikçeviq.
Përndryshe, Gjonaj është në vitin e pestë të studimeve dhe është një nga studentët më të mirë të Fakultetit Mjekësor, i shpërblyer disa herë.