Fakulteti për Studime Mesdhetare Afariste në Ulqin njoftoi se në situatën e krijuar tentojnë që të gjejnë mënyra adekuate të kalohen leksionet sipas planit dhe programit.
“Shërbimi jonë studentor komunikon për çdo ditë me studentët përmes grupeve të viberit dhe postës elektronike. Po ashtu, po implementohet aplikacioni ZOOM i cili mundëson mbajtjen e mësimit, ndërsa përdorim edhe skype për konsultimet dhe shpjegimet individuale”, thuhet në kumtesë.
Studentëve ju thuhet që të ruajnë shëndetin, të rrinë në shtëpi dhe të mësojnë!