Fakulteti i Studimeve të Biznesit Mesdhetar në Ulqin bëri të ditur se janë në vazhdim regjistrimet në studimet themelore akademike për vitin 2022/23.
Siç thuhet, të gjitha informacionet mund të merren në sekretariatin e atij institucioni, i cili ndodhet në objektin e Qendrës për Kulturë.
Gjithashtu, informacionet e nevojshme mund të gjenden edhe në faqen e internetit të Fakultetit http://www.fms-tivat.me/Ulcinj.htm, si dhe në tel: 069 440 674 dhe 069 723 563.