Nga Fakulteti për studime afariste mesdhetare, i cili nga vjeshta e ardhshme do të fillojë me punë edhe në Ulqin, kanë njoftuar që regjistrimi i studentëve do të fillojë nga mesi i qershorit, njëjtë si në të gjithë fakultetet tjera në vend.
Studentët e ardhshëm do të kenë mundësi ti marrin të gjitha informatat në stendën e FSAM në ndërtesën e Qendrës për kulturë në Ulqin, si dhe në web-faqen zyrtare të këtij institucioni të arsimit të lartë.
Drejtuesit e komunës së Ulqinit dhe të FSAM, selia e të cilit është në Tivat, kanë nënshkruar pak kohë më parë Kontratën për bashkëpunim, me të cilën është parashikuar hapje e paraleles së këtij fakulteti në Ulqin.