Nxënësit e ardhshëm të shkollës së lartë me shumë gjasa nga viti i ardhshëm do kenë mundësi të ndjekin studimet themelore akademike në degën e Fakultetit të ekonomisë i cili do të hapet në Ulqin.
Sipas paralajmërimit nga ky institucion qendra e të cilit është në Tivar, për një gjë të tillë ekziston iniciativa, por mendohet që numri prej 50 të interesuarve do të ishte kyç që ky hap të ndërmerret dhe që Ulqinakët shkollimin e lartë ta bëjnë në qytetin e vet.
Pagesa e vitit të parë shkollor në këtë Fakultet është 1200 euro dhe është më e ulëta në Mal të Zi. Kësti i parë prej 240 euro paguhet gjatë regjistrimit, ndërsa gjashtë të tjera nga 160 euro.
Ky fakultet ka disa programe studimore – menaxhimin, financat, kontabilitetin, studimet bankare me orientim më të ngushtë në financa dhe punën doganore.
Është interesante që në këtë institucion të shkollimit të lartë mësimi organizohet dhe në fundjavë, gjë që lehtëson studimet për të punësuarit, ndërsa ekziston mundësia e vazhdimit të studimeve të ndërprera më herët.