Familja Beqoviq: ËNDRRA AMERIKANE NË SHBA DHE NË ULQIN

Kur në vitin 1968 vendosën të emigrojnë në SHBA në kërkim të një jete më të mirë, Huseini dhe Ese Beqoviq s’mund ta paramendonin që vetëm disa vjet më vonë do ta realizojnë ëndrrën amerikane.

Të dy bashkëshortët vetëm pesë vjet më herët e lëshuan Pistullën dhe Ulqinin dhe shkuan në Francë. Mirëpo, në Paris nuk qëndruan gjatë, sepse e kanë ditur dhe ndjerë që Amerika është vendi i ëndrrave të tyre.

Pas ardhjes në SHBA kanë punuar me zell dhe mundim punën e bojaxhiut, respektivisht pastrueses deri në vitin 1972 kur bënë biznesin e parë. Kanë blerë ndërtesën e parë me 24 njësi duke huazuar paratë nga miqtë.

Vetëm pas një viti kthyen tërë paratë e huazuara.

Prej atëherë, për gati pesë dekada, kjo familje, tani e shumtë në numër, vazhdon që me punë të dedikuar, me përgjegjësi dhe guxim të arrijë rezultate të shkëlqyera në të gjitha fushat.

Huseini dhe Esja arritën që këto vlera t’ia kalojnë katër fëmijëve të tyre, të cilët arritën karriera të suksesshme.

Kanë biznes të zhvilluar me patundshmëri, respektivisht posedojnë banesa familjare me mbi 4000 njësi. Biznesin e administrojnë djemtë dhe stafi në katër shtete federale: Ilinois, Indiana, Florida dhe Viskonsin.

Njëkohësisht, Beqoviqët jetojnë në fermë në Mareng, Ilinois, ku mbajnë bagëti, punë të cilën e kanë bërë edhe paraardhësit e tyre në Pistullë.

Dëshira për të ndihmuar vendlindjen i nxiti që në vitin 2005 të hapin biznes edhe në Mal të Zi, në Ulqin. “Beqoviq Managment Group“ (BMG) bleu hotelin “Mediteran”, i cili deri në vitin 2025, pas investimet mbi 13 milion euro, do të bëhet brendi turistik i Ulqinit.

Përveç biznesit, familja Beqoviq është gjithmonë e përkushtuar ndaj komunitetit. Është e njohur si përkrahëse aktive e disa organizatave humanitare në SHBA dhe në zonat ku jetojnë Shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË
Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË

Të premten, më 7 prill, në Qeverinë e Malit të Zi në Podgoricë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Royal” nga Prishtina për dhënien me qira afatgjatë të lokacionit Suka. Në këtë mënyrë u krijuan të

Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA
Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe i gëzuar që në emër të komunës së Ulqinit dhe vehtes t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju falënderoj përzemërsisht që me praninë tuaj e bëni festën tonë më

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca