Drejtuesit e falimentimit të Kripores kanë paralajmëruar që së shpejti do të shpallet tenderi i ri për shitjen e kësaj ndërmarrje më të vjetër të Ulqinit.
Dhjet ftesat e deritashme publike kanë dështuar. Në tenderin e fundit çmimi ishte 190 milion euro.
Që e gjithë kjo histori është farsë, tregon deklarata e drejtuesit të falimentimit Ognjen Jovoviq që as tani nuk pret që dikush do të lajmërohet për blerjen e Kripores!? E si të lajmërohet kur shitet vetëm e drejta për menaxhimin e kësaj tokë me sipërfaqe prej 15,2 milion metër katror, por jo dhe pronësia.