Fashion Week Montenegro: NË SKENËN E LEOS MODELET E EDITES

Edita (2)Dizajnuesja Edita Nimanbegu – Baroviq mori pjesë në Mionetto Prosecco Fashion Week Montenegro i cili filloi mbrëmë në Podgoricë, nën organizimin e Dhomës së Modës së Malit të Zi, duke shfaqur koleksionin “Untold”.

“Koleksioni u inspirua nga legjenda e Ulqinit, njëjtë si koleksioni paraprak, por kësaj radhe ishte legjenda për zanat të cilët ruajnë thesarin e mbretëreshës Ilire Teuta. Bëhet fjalë për vendin në Valdanos të cilin e quajnë edhe Kroi i Zanave. Prej aty nisi ideja dhe pastaj thjeshtë u ndërlidha. Janë prezantuar të gjithë zanat – ajo e pyllit, fushës, të mirat dhe të këqijat”, tha Nimanbegu – Baroviq për Magazinën MNE pas sfilatës.

Përndryshe, edhe këtë vit skenën për Fashion Week Montenegro e punoi Leo Jankoviq nga LG design në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi