Fati i K-1: PRITET VENDIMI I GJYKATËS EKONOMIKE NË PODGORICË

Gjykata ekonomike në Podgoricë së shpejti do të marrë vendim për padinë të cilën e dorëzoj Agjencia kosovare për privatizim kundër kompanisë “Rekreaturs”, mëson portali UL-info. Qeverisja në Prishtinë konsideron që Mali i Zi duhet të ju dorëzoj tokën të cilën organizatat sindikale nga Kosova e kanë blerë në Plazhin e madh dhe para tërmetit të 1979 kanë ndërtuar vendbanimin me apartamente, “K-1”, me rreth 300 kamp shtëpiza. Gjatë histerisë anti-shqiptare mbas vitit 1981 “K-1”, i cili shërbente si pushimore, u shkatërrua tërësisht.

Qeverisja në Prishtinë pak kohë mbas këtij akti ka nisur procesin gjyqësor kundër komunës së Ulqinit. Kompania “Rekreaturs”, të cilën e regjistruan refugjatët nga Kosova, me vendimin e organeve serbe është bërë trashëgimtari ligjorë dhe nga komuna e Ulqinit ka kërkuar dëmshpërblimin prej gjashtë milion euro për dëmin e shkaktuar me prishjen e këtij objekti në Plazhin e madh.

Në fillim të shkurtit të këtij viti, “Atlas grupi” është bërë pronar shumicë i “Rekreaturs-it”. Nga ky institucion kanë deklaruar që kërkesa e tyre nga komuna e Ulqinit për këtë proces gjyqësorë është mbi dhjetë milion euro.

Në mbledhjen e kaluar të Kuvendit komunal të Ulqinit është diskutuar ky rast dhe është arritur përfundimi që një rreth shumë më i gjerë i njerëzve profesionist duhet të kyçen nga ana e komunës në zgjidhjen e kësaj çështje të hapur e cila më shumë se 30 vite pret epilogun gjyqësorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi