Çejlan Ukiq (15) nga Novi Pazari është mbytur të hënën në Plazhin e madh, shkruan „Povjeda“. Trupi i djalit fatkeq është sjell në Shtëpinë e shëndetit të Ulqinit me makinën e Urgjencës mirëpo nuk kishte shpëtim.
Nuk janë të njohura rrethanat e mbytjes në det të Ukiqit, kështu që trupi i tij është dërguar në autopsi në Podgoricë.
Nga fillimi i sezonit ky është rasti i gjashtë i mbytjes në Plazhin e madh