Fatkeqësi në Plazh të vogël: LËNDOHET RËNDË TURISTI GJERMAN

Shtetasi gjerman Markus Busner (32) është lënduar rëndë të dielën rreth mesditës në Plazhin e vogël, kur, deri sa është la në det, e ka goditur skuteri, shkruan „Dan“. Incidenti ka ndodhur jashtë vendit të paraparë për plazhista, ndërsa Busner me lëndime të rënda të kokës menjëherë është transportuar në Urgjencën e Ulqinit, pastaj në Spitalin e Tivarit, e mbas kësaj në Qendrën klinike në Podgoricë. „I lënduari është pranuar në gjendje të vetëdijshme, por me një prerje të madhe përgjatë tërë kokës. Tani nuk është në rrezik për jetën“, tha mjeku në detyrë në Urgjencë Hasan Zeneli. Policia akoma nuk e ka treguar emrin e vozitësit të skuterit, i cili është arrestuar dhe marrë në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi