Në shtetas i Shqipërisë (57), i cili në Ulqin kryente punë fizike, vdiq në aksidentin e ndodhur të shtunën në Mal të bardhë, sipër pikës së karburantit Eko. Atë, siç mësojmë jo zyrtarisht, e goditi traktori dhe e lëndoi rëndë.
Në vend ngjarje menjëherë erdhi njësia e Urgjencës së Ulqinit e cila mbasi i dha ndihmën e parë, e transportoj në Spitalin e Tivarit. Por, shpejt pas kësaj, personi vdiq.