FATMIR GJEKA TAKON ALI AHMETIN

Tetovë,11 shtator 2013- Kryetari i Partisë Demokratike me seli në një Ulqin, z. Fatmir Gjeka po qendron në Maqedoni.Ai me këtë rast është takuar me kryetarin e BDI-së,z. Ali Ahmeti.

Dy liderët kanë folur mbi pozitën e shqiptarëve në dy vendet respektive.Z. Ahmeti dhe mysafiri i tij, z. Fatmir Gjeka kanë konstatuar se shqiptarët kanë treguar një pjekuri politike dhe civilizuese,duke u përcaktuar për integrime evropiane dhe evroatlantike. Dy bashkëbiseduesit konstatuan se përcarjet dhe politizimet dëmtojnë drejtpërdrejt radiuesin politik,por edhe popullin shqiptar qoftë në Maqedoni apo në Malin e Zi. Në këtë frymë, dy liderët shqiptarë e shohin me shumë rëndësi bashkëpunimin mes veti,si dy parti nacionale shqiptare në pushtet në Mal të Zi,përkatësisht në Maqedoni,shkëmbimin e përvojave në qeverisjet qendrore dh ato lokale.

Kryetari i PD, z. Fatmir Gjeka i bëri ftesë mikpritësit të tij,z. Ali Ahmeti,kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim që në të ardhme të afër të vizitojë Malin e Zi, që u pranua me shumë dashamirësi. /Shërbimi pëinfomim i PD-së/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Bajraktari: ULQINI NË KAOS, NUK E MERITOJMË KËTË

Deklaratë për shtyp të kryetarit të Këshillit Komunal të LQ URA dhe këshilltarit në KK të Ulqinit Omer Bajraktarit   Të nderuar qytetarë dhe qytetare të Ulqinit! Jeni dëshmitarë të kaosit të përgjithshëm në qytetin