Faturat e rrymës për qershor në Ulqin: MË TË LARTA NË MAL TË ZI

Fatura mesatare e rrymës elektrike për familje në Ulqin për muajin qershor ishte 42 euro dhe është më e larta në Mal të Zi, është lajmëruar zyrtarisht nga Elektroekonomia e Malit të Zi (EEMZ).

Në nivel të shtetit në qershor familjet mesatarisht kanë shpenzuar 33 euro për rrymë elektrike.

Fatura e qershorit në nivel të Malit të Zi është katër përqind më e lartë se e majit.

“Nëse keni borxh për energji elektrike, shfrytëzojeni mundësinë që nga tetori ta paguani në këste mujore fikse nga 20 euro, pa pjesëmarrje dhe pa llogaritjen e kamatës elastike. Mjafton që faturat e qershorit, korrikut dhe gushtit ti paguani deri në ditën e fundit të muajit, pa llogaritur borxhin e mëhershëm”, kanë thënë nga EEMZ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi