Shteti duhet që promotorit të idesë së Shqipërisë së madhe, Koço Danajt, ti ndaloj çdo mundësi të hyrjes në territorin e Malit të Zi, është vlerësuar nga Fronti Demokratik (FD).
“Nëse Mali i Zi është shtet i pavarur dhe sovran, ndërsa akti më i lartë ligjor i tij detyron organet kompetente që ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të tij, është e nevojshme që për vizitat e paralajmëruara në Plavë dhe Guci nga Danaj promovuesit të idesë së Shqipërisë së madhe dhe liderit të listës “Për Shqipërinë natyrale” shteti i Malit të Zi të reagojë në mënyrë parandaluese”, mendon funksionari i FD-së, Millun Zogoviq, transmeton agjencia MINA.
Danajn, vlerëson Zogoviq, shteti duhet ta shpallë persona non grata dhe me këtë t’ia ndalojë atij mundësinë e hyrjes në territorin e Malit të Zi.