Fronti demokratik në Ulqin ka deklaruar që mbas vendimit të pak kohëve më parë të Gjykatës së lartë në lidhje me statusin e pronës në zonën e të mirave detare ky institucion ka treguar që është politik dhe nuk gjykon sipas Kushtetutës.
Gjykata e lartë muajin e kaluar arriti në përfundim që të drejtën e përdorimit të pronës e cila paraqet të mirat detare i takon pronarëve të mëparshëm vetëm me nënshkrimin e kontratës me ndërmarrjen publike e cila menaxhon me të mirat detare.
Nga FD kanë theksuar se Kushtetuta e Malit të Zi qartë precizon që askujt nuk mund ti merret ose kufizohet e drejta për pronësi, vetëm kur këtë e kërkon interesi publik, por me kompensim të drejtë.
„Me këtë NP për menaxhimin e të mirave detare shndërrohet në të mirat private, e cila me sistemin kush jep më shumë, do të përfundoj në duart e tajkunëve dhe biznesmenëve të sotëm me para që kanë prejardhje të dyshimtë, ndërsa qytetarët që e kanë trashëgimi nga të parët, në pronat e tyre do të hyjnë vetëm atëherë kur të paguajnë hyrjen. FD do të punoj në respektimin e të drejtave të qytetarëve që me pronësi të vet të disponojnë lirë dhe papengesa“, është thënë nga ky koalicion opozitar.