Klubi i futbollit Federal nga Ulqini ka apeluar tek kryetari i Federatës malazeze të futbollit Dejan Saviqeviq që edhe njëherë të shqyrtoi vendimin e Këshillit për çështje urgjente të FMZF me të cilin Bratstvo nga Lajkoviqi të mbes në Ligën e dytë përkundër asaj që ky klub ka zënë vendin e fundit dhe ka rënë nga liga. Ulqinakët ishin të parët në regjion dhe në barazh mbetën pas skuadrave të reja të ligës së dytë, Radniçkit dhe Iskrës, por vendi në Ligën e dytë mbeti i lirë pasi KF Zora nga Spuzhi lëshoi garën.
Ato mendojnë që vendi i lirë i takon Federalit si dhe që vendimi “i një grupi-këshilli të formuar shpejt, është i paligjshëm”.
“A mundet nxënësi i cili ngeli në klasë në bazë të marrëveshjes së ndonjë grupi të qytetarëve të vazhdojë të ndjek mësimin në të njëjtën paralele. Shumë vështirë e kuptueshme, akoma më vështirë e shpjegueshme”, thuhet në kumtesën e Federalit të cilën e nënshkruajnë drejtori dhe sekretari i këtij klubi Zoran Gojniq dhe Xhelal Myrtoja,
Nëse vendimi është përfundimtar, nga Federali paralajmërojnë paditë në të gjithë institucionet vendore dhe ndërkombëtare që merren me këto çështje.