Klubi futbollistik nga Ulqini “Federall” të dielen para tifozëve të vet arriti edhe një fitore. Me rezultatin 4:0 lehtë është mundur skuadra e “Sllogës” nga Tivari.
Gollashënuesit për vendasit ishin Mollabeqiri, Alloviq, Ramoviq dhe Peraziq.
Mbas tre xhirove “Federal” bindshëm udhëheq në renditjen e Regjionit jugor të Futbollit me 9 pikë të fituara.
Video: Ammar Tivari