Në terrenet e gjuetisë në Ulqin në mënyrë të suksesshme ka përfunduar sezoni i gjuetisë 2016/17 dhe atë me aksione të organizuara të zvogëlimit të numrit të grabitqarëve, njoftohet nga Federata malazeze e gjuetisë.
Siç thuhet, në këto aksione, të cilët u zhvilluan në ditët e gjuetisë në muajin shkurt, në terrenet e gjuetisë në Ulqin u vranë 13 çakej.
Në Ndërmarrjen publike “Për kultivimin dhe mbrojtjen e egërsirave – Ulqin” theksojnë se numri i popullatës së çakejve në terrenin e gjuetisë “Ulqin” është shumë më i lartë se numri optimal, prandaj ky grabitqar është rrezik i madh për popullatën e egërsirave kultivuese, veçanërisht për arsye se në periudhën e ardhshme shumë lloje shumohen dhe, po ashtu, kjo zonë planifikohet të banohet me fazanë.









