Ulqinaku i ri Skender Katana bindshëm udhëheq rang listën e Federatës Malazeze të Tenisit në kategorinë e djemve/vajzave deri në moshën 12 vjeçare.
Ky anëtar i Klubit të Tenisit „Belvi“ ka 1.260 pikë ose 300 pikë më shumë se i dyti në listë.
Katana fundjavën e kaluar e fitoi vendin e parë në Kampionatin Shtetëror në kategorinë deri në moshën 12 vjeçare.