Ulqini prej me 15 deri me 22 prill do të jetë nikoqir i turneut të grupit të tretë të Zonës Evro – Afrikane të Federejshn kupës, njoftohet nga Federatën e Tenisit të Malit të Zi.
Thuhet se turneu do të luhet në terrenet e Klubit të Tenisit “Belvi”, ndërsa tenistet më të mira nga nëntë shtete do të garojnë për një vend i cili i kualifikon në rangun më të lartë të garës.
Në turne, përveç Malit të Zi, do të jetë edhe Norvegjia, Irlanda, Armenia, Egjipti, Kenia, Maroku, Uganda dhe Madagaskari.