Këshilli Ekzekutiv i Federatës Malazeze të Futbollit mbajti të martën mbledhjen e jashtëzakonshme rreth vazhdimit të mëtejmë të garës në kushtet e pandemisë së virusit COVID 19 në Mal të Zi.
Me vendim të këtij organi, „Otrant Olympic“ humbi statusin e klubit të ligës së dytë dhe vitin e ardhshëm do të garojë në Regjionin Jugor.
Për shkak të këtij vendimi të martën mbrëma do të mbahet mbledhja e udhëheqjes së Klubit të Futbollit nga Ulqini i cili pas mbledhjes do të njoftojë opinionin për hapat e mëtejmë.