Fenomen: NË ULQIN VOTUES GATI SA EDHE BANORË!?

Zgjedhjet-ne-ShqiperiSipas rezultateve të numërimit të fundit të popullsisë nga viti 2011, në Ulqin jetojnë 19 921 banorë.

Nëse kemi parasysh këtë të dhënë është e pabesueshme që në zgjedhje të janarit, të drejtë vote kishin 19182 persona,  sepse kjo praktikisht do të thotë që çdo person kishte të drejtë vote.

Për krahasim po përmendim që në Tivar jetojnë 42 048 njerëz, ndërsa numri i votuesve është 36 439.

Pra, kjo shifër për Ulqin është jashtë çdo logjike, prandaj imponohet nevoja që urgjentisht të pastrohet lista e votuesve. Para së gjithash nga ato që jetojnë në shtetet tjera të ish Jugosllavisë, të cilët kanë banimin e lajmëruar në Ulqin dhe vijnë vetëm verës edhe atëherë kur mbahen zgjedhjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi