Së bashku me “Perlën e Bunës”, edhe një film tjetër që është xhiruar në Ulqin po merr shpërblime të rëndësishme në regjion dhe Europë.
Bëhet fjalë për filmin “Era”(Vetar), i cili në Ulqin u xhirua në vitin 2015, në regji të Tamara Drakulliq.
Ajo të shtunën për këtë film në FEST-in e Beogradit fitoi çmimin e jurisë, i cili vendimin, përveç të tjerash, e arsyetoj në këtë mënyrë: “Filmi në të cilin ka më shumë natyrë se shoqëri, e shoqëri ka pikërisht aq sa e ndjejmë në nuancë të dhimbshme, si kërcënim për atë çfarë me të vërtet është në ne. Rritja e vajzës, rritja e kallamit, gjithmonë njëjtë, ndërsa qielli dhe deti të ndryshëm, të vrojtuar me qetësi e cila përhapet në kënaqësinë e shikuesit. Film i cili nuk lufton por pranon, i cili nuk bëhet por vështrohet”.