Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të konfesionit katolik, ju uroj nga zemra gëzuar Krishtlindjet.
Të dashur besimtarë shqiptarë kudo që ndodheni, festat e këtilla janë një moment i shkëlqyer, për të përcjellur dashuri, mirësi e unitet ndër shqiptarët e të gjitha besimeve. Uroj që kjo traditë të vazhdojë përgjithmonë për kombin tonë.
Gëzuar dhe për shumë mot!
Kryetari,
Faik Nika
Të nderuar bashkëkombas shqiptarë,
Në emrin tim dhe në emër të Forcës së Re Demokratike kam kënaqësinë e veçantë t’juuroj festën e Krishtlindjes të gjithë besimatarëve të krishterë shqiptarë kudo që ndodhen dhe veprojnë.
Shqiptarët ndër shekuj kanë festuar të bashkuar festat e njëri-tjetrit,andaj këto ditë feste uroj t’i kremtoni me shëndet, paqe e gëzim me njëri-tjetrin, si dhe të shërbejnëpër të punuarnë zhvillimin e komunitetin tonë dhe të kujdesemi më tepër për të pamundurit!
Për shumë mot Krishtlindjet, qofshin të paqta e të mbara për Ju dhe familjet e Juaja!
Gëzuar e për shumë mot!
Kryetar,
Genci Nimanbegu
Urimi i kryetarit të SD Ulqin
Të gjithë besimtarëve të fesë katolike i uroj nga zemra festën e Krishlindjeve!
Këto ditë feste lë të mbushin shtëpite tuaja me ngrohtësi, mirësi dhe dashuri familjare. Mesazhet pozitive të jenë reciproke për të gjithë ne, që së bashku festat e fundvitit ti presim në paqe dhe gëzimi të na përcjell gjithmonë.
Urime !!!
Qazim Hoxhiq