Është bërë rregull që Ulqini për festat e një majit është destinacion i preferuar për mysafirë nga vendi dhe regjioni.
Për këtë arsye hotelerierët e Ulqinit kanë përgatitur programe interesante për fundin e kësaj dhe fillimin e javës së ardhshme.
Më interesante do të jetë në plazhin “Kopakabana”, ky mysafirët do t’i argëtojë këngëtari Aca Lukas, si dhe në lumin Buna dhe në Plazhin e vogël.
Është paralajmëruar po ashtu që yjet regjionale do të këndojnë në klubet e natës në Ranë.