Moti i bukur dhe atmosfera e mrekullueshme ishte sot në plazhin Mojito ku mbi 100 fëmijë të moshës shkollore janë kënaqur në “Lojërat pa kufi për fëmijë”, të organizuara për të katërtën herë me radhë.
Organizatorët e këtij manifestimi kanë shprehur kënaqësinë që është arrit qëllimi i këtij eventi: që sa më shumë fëmijë të marrin pjesë dhe të kënaqën në të.
Fëmijët përveç argëtimit dhe garave kishin edhe përmbajtje edukuese, si dhe thanë që me padurim presin që edhe vitin tjetër të mblidhen në plazhin Mojito në numër akoma më të madh.